Ishulli i njohur grek nën “pushtetin” e flakëve, evakuohen banorët, shumë zona pa energji elektrike dhe ujë

Evropë

Ishulli i njohur grek nën “pushtetin” e flakëve, evakuohen banorët, shumë zona pa energji elektrike dhe ujë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:52
Foto

Vatrat e zjarrit në ishullin e njohur grek, Rodos, ka marrë një drejtim të pakontrolluar, duke rrezikuar jetën e turistëve dhe banesave përreth.

Sipas mediave greke, qindra persona janë evakuuar, ndërsa autoritetet prej orësh janë në luftë me flakët. Shkak i përhapjes së shpejtë të flakëve dyshohet se janë erërat e forta, çka po e bën të vështirë punën e zjarrfikësve, si nga toka e ajri. Zjarri sipas raportimeve po lëviz në drejtim të kampit Kalamona.

Si pasojë e flakëve, shumë zona janë pa energji elektrike e pa ujë, shkruajnë mediat.

Zjarri ka shpërthyer pak para orës 15:00 të mesditës së kësaj të diele, në një zonë të pyllëzuar në Rodos, midis Soronit dhe Tholos, thonë autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat