Moti i keq shkakton përmbytje në Itali

Evropë

Moti i keq shkakton përmbytje në Itali

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar problematika në  Lombardi.

Pas reshjeve të vazhdueshme gjatë dy ditëve të fundit në liqenin Como është rritur niveli i ujit, duke shkaktuar bllokime në rrugët e qytetit.

Ndërkohë gjatë natës dhjetëra zjarrfikës kanë ndërhyrë për të ndihmuar qytetarët nga përmbytjet në këtë zonë.

Situata është paraqitur kritike në provincën e Lecoo ku rreth 120 persona janë evakuuar.

Ndërsa rruga Regina pranë Colono do të qëndrojë e mbyllur deri në orën 20:00 si masë paraprake për shkak të rrëshqitjes së dherave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat