“Shkakton halucinacione të tmerrshme dhe...”/ Droga e re nga Kina alarmon Britaninë

Evropë

“Shkakton halucinacione të tmerrshme dhe...”/ Droga e re nga Kina alarmon Britaninë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 23:04
Britani

Një drogë e re sintetike, e quajtur ndryshe ‘Ekstazia e rreme’ që dyshohet se është prodhuar në Kinë, po shpërndahet masivisht në lokalet e natës në Britaninë e Madhe duke sjellë dhe reagimet e shoqatave për rreziqet e saj.

Droga e fuqishme e krahasuar me MDMA po shitet në Britani në formën e pluhurit dhe kristalit dhe duket se po përdoret nga shumë të rinj.

Disa përdorues thonë se substanca e njohur si 4-CMC shkakton humbje të kujtesës dhe halucinacione të tmerrshme.

Image

Autoritetet po hetojnë nëse droga e re ka lidhje me dy vdekje në kohët e fundit në Bristol dhe Londër.

Sipas ekspertëve, çështjet e kufirit që lindin pas Brexit, bllokimet e Covid dhe konfiskimi i sasive të mëdha të drogës në Holandë, nga ku vjen shumica e furnizimit me ekstazi në Mbretërinë e Bashkuar, ka ngadalësuar furnizimin me drogë sintetike dhe për këtë arsye trafikantët kanë gjetur alternativa.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat