Shokuese: Tonë me peshq të ngordhur shfaqen në bregdet

Evropë

Shokuese: Tonë me peshq të ngordhur shfaqen në bregdet

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:17
Kjo ka shokuar banorët lokal e po ashtu edhe ambientalistët

Tonë peshq të ngordhur kanë dalë në bregdetin juglindor të Spanjës në ditët e fundit, raporton BBC.

Kjo ka shokuar banorët lokal e po ashtu edhe ambientalistët.

Qeveria lokale ka fajësuar motin e nxehtë që ka mbizotëruar kohët e fundit, për këto ngordhje masive të peshqve në Mar Menor, në jug të Murcias.

Por shkencëtarët thonë se ndotja nga fermat në afërsi ka degraduar kualitetin e ujit.

Prokurorët janë duke hetuar rastin dhe banorët lokal kanë mbajtur protesta për të kërkuar aksion.

Raportimet në mediumet spanjolle thonë se Qeveria e Spanjës po shqyrton një kërkesë që ta shpallë Mar Menorin si zonë të katastrofës.

Kërkesa është dërguar nga qeveria rajonale, e cila është bërë pas presionit të madh për të shpëtuar lagunën që është prekur nga problemet ekologjike me vite.

Laguna që gjendet në juglindje të Spanjës, dikur ishte magnet për turizmin e po ashtu për jetën detare.

Por, kushtet e ujit janë keqësuar në vitet e fundit, duke çuar në degradimin e ekosistemit dhe ngordhjes masive të peshqve në vitin 2016 dhe 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat