Në Paris protestohet në mbështetje të grave afgane

Evropë

Në Paris protestohet në mbështetje të grave afgane

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:56
Foto

Dhjetëra njerëz u mblodhën pranë kullës Eifel në Paris këtë të shtunën, për të treguar mbështetjen e tyre për gratë e Afganistanit pas marrjes së kontrollit nga talibanët.

Protestuesit thanë se mendojnë se gratë në Afganistan nuk do të jenë më të sigurta dhe i kërkuan qeverisë franceze të hapë kufijtë për të mirëpritur të evakuuarit afganë, duke u dhënë përparësi grave dhe fëmijëve, shkruan AP.

Evakuimet përfundimtare nga Kabuli po ndodhnin të shtunën, para tërheqjes së planifikuar të të gjitha forcave amerikane më 31 gusht.

Forcat talibane mbyllën aeroportin e Kabulit teksa kanë inkurajuar afganët të qëndrojnë, duke premtuar amnisti edhe për ata që luftuan kundër tyre.

SHBA dhe aleatët e saj kanë thënë se do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë humanitare përmes OKB-së dhe partnerëve të tjerë, por çdo angazhim më i gjerë – përfshirë ndihmën për zhvillimin – ka të ngjarë të varet nga fakti nëse talibanët do të përmbushin premtimet e tyre për një sundim më të moderuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat