19 vjeçarja i shpëton pengmarrësve duke u hedhur nga dritarja e ndërtesës në Antalia

Evropë

19 vjeçarja i shpëton pengmarrësve duke u hedhur nga dritarja e ndërtesës në Antalia

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 16:17
Foto

Një adoleshente në Turqi ka bërë një arratisje dramatike duke u hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar pengmarrësve që thuhet se e kishin marrë peng e torturuar.

Në pamje të shpërndara në rrjet shihen momentet kur 19-vjeçarja var këmbët nga dritarja para se të hidhet prej saj duke rënë mbi tavanin e një makine në Antalia të Turqisë.

Vajza e emëruar nga mediat vendase si Sirin N.E., ra fillimisht mbi një makinë të parkuar e më pas në trotuar, teksa kalimtarët e shokuar nxituan ta ndihmonin.

Para se të hidhej nga dritarja kalimtarët që nuk e dinin se ishte në rrezik, e nxisnin të mos kërcente e të futej përsëri brenda. Por Sirin ulërinte për ndihmë para se të hidhej nga 10 metra lartësi.

Vajza i mbijetoi hedhjes por shihet në pamje që plagoset seriozisht dhe merret me barrelë nga mjekët e ambulancës.

Mediat citonin vajzën të kishte thënë se disa burra e kishin marrë peng e donin ta shisnin.

Dëshmitari Sahin Iyidilli, tha për rrjetin turk ‘Haberler’: “Isha ulur në kuzhinën time kur dëgjova të ulëriturat jashtë. Shikova nga dritarja dhe vajza po thoshte ‘Dua të vdes’”.

“Ne përpiqeshin ta bindnim të mos hidhej por ajo nuk dëgjonte”, tha dëshmitari tjetër Yilmaz Aktas.  “Kur erdhën policët ajo nuk kishte besim se ishin policë. Mendoj se është hedhur nga frika, se është torturuar”.

Hetimet mbi incidentin vazhdojnë ndërsa gjendja e Sirin nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat