Italia regjistron mbi 4,500 të infektuar me koronavirus dhe 66 humbje jete në 24 orë

Evropë

Italia regjistron mbi 4,500 të infektuar me koronavirus dhe 66 humbje jete në 24 orë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 4,552 raste pozitive nga 284,579 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe 66 qytetarë të tjerë. Një më pak se një ditë më parë.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë, bilanci i viktimave ka shkuar në 130,233. Shkalla e pozitivitetit u ul në 1.6% ndërsa numri i të shëruarve është 6,549.

Ndërsa, sa i përket situatës në spitale, nga njësitë e kujdesit dolën gjashtë pacientë. Dhe, nga pavijonet e zakonshme Covid u liruan 29 pacientë të tjerë.

Që nga fillimi i pandemisë, rastet totale të koronavirusit në vendin janë 4,627,699. Kurse, numri total i të shëruarve është 4,383,195. Aktualisht raste aktive në Itali janë 114,271, me një rënie prej 2,071 rastesh në 24 orët e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat