Rrahje barbare të protestuesve vë në përgjegjësi policinë e Bullgarisë

Evropë

Rrahje barbare të protestuesve vë në përgjegjësi policinë e Bullgarisë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 20:07
Foto

Disa protestues u rrahën barbarisht nga policia bullgare jashtë selisë së qeverisë së vendit në një protestë të 10 korrikut 2020.

Pamjet e rënda të kamerave të sigurisë janë shfaqur së fundmi në parlamentin e vendit, ku njerëzit shihen te tërhiqen nga policët prapa kollonave dhe te qëllohen pa meshire me grushta, shkelma e shkopinj gome.

Protestat anti-korrupsion të verës 2020 bënin thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Boyko Borissov, çka u pasua me humbjen e tij ne zgjedhjet e parakohshme.

Incidenti i rëndë i korrikut 2020 kishte kaluar pa shumë zhurmë deri muajin e kaluar kur pamjet u treguan në parlamentin e vendit e më pas në mediat e gjera.

Prej vitit 2000, gjykata e Strasbourg ka dënuar Bullgarinë në 46 raste të dhunës së ekzagjeruar nga policia.

Në BE vetëm Rumania ka më shumë kritka në këtë aspekt me 64 kritika nga Gjykata e Strasburg, vend me një popullsi 3 herë më të madhe se rreth 7 milionët e Bullgarisë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat