Mijëra të evakuuar nga vullkani në Ishujt Kanarie

Evropë

Mijëra të evakuuar nga vullkani në Ishujt Kanarie

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 12:30
Vullkani në La Palma. Shtator, 2021.

Së paku katër fshatra në rajonin La Palma të Ishujve Kanarie të Spanjës u evakuuan, pas shpërthimit të një vullkani.

Ishujt Kanarie gjenden rreth 100 kilometra larg bregut perëndimor të Afrikës, ndërsa La Palma është ishulli më veriperëndimor i arkipelagut.

Pamjet televizive treguan lavën që hidhej qindra metra në ajër.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, shkoi në La Palma vetëm disa orë pas shpërthimit të vullkanit, për të biseduar me autoritetet lokale.

Fluturimet në dhe nga Ishujt Kanarie, një destinacion i njohur turistik, janë duke vazhduar normalisht.

Kryetari i Ishujve, Angel Victor Torres, tha se 5,000 njerëz janë evakuuar.

Nuk parashikohet të ketë evakuime të tjera. Lava po lëviz drejt bregdetit dhe dëmi do të jetë material”, tha ai.

La Palma ka qenë në gjendje gatishmërie pasi mijëra dridhje toke janë raportuar javën e kaluar./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat