I vogli gjendet pranë trupit të së ëmës, e mbytur me tubin e shishas nga ish-partneri

Evropë

I vogli gjendet pranë trupit të së ëmës, e mbytur me tubin e shishas nga ish-partneri

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 16:34
Foto

Një djalë dy-vjeçar është gjetur duke përqafuar trupin e nënës së tij të vdekur, e cila raportohet se u mbyt me tubin e pipës ‘shisha’ nga ish-i dashuri.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi të enjten kur gruaja e identifikuar si 33 vjeçarja Amal F. u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Elberfeld, Gjermani.

Një fqinj kishte dëgjuar ulërima nga apartamenti i saj në shtetin e Rhine-Westphalia dhe njoftoi autoritetet që erdhën me nxtim në vendngjarje.

Aty shërbimet emergjencës gjetën të voglin të mbështjellë rreth trupit të viktimës.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, viktima nuk mund të shpëtohej.

Ish-partneri i saj dhe baba i djalit, u arrestua një ditë më vonë disa dhjetra kilometra larg skenës së krimit.

I dyshuari i paemëruar 35-vjeçar, raportohej se është me origjinë gjermano-libaneze.

Mediat thonin se çifti ishin ndarë disa javë para krimit. Burri kishte dalë nga apartamenti por hyri për të kryer krimin me kopjen e tij të çelësave.

Ai nuk i kishte rezistuaar arrestimit.

Mediat vendase thanë se viktima kishte raportuar në polici të dyshuarin për sulm fizik në korrik.

Në atë rast viktima kishte pësuar thyerje të hundës.

Nuk duhet nëse djali i saj kishte qenë dëshmitar i krimit të rëndë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat