Pandemia e Covid-19, Rusia regjistron rekord të ri vdekjesh dhe infektimesh

Evropë

Pandemia e Covid-19, Rusia regjistron rekord të ri vdekjesh dhe infektimesh

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 06:23
Ilustrim

Në Rusi ka shpërthyer një valë e re infektimesh dhe vdekjesh nga Covid-19. Sipas autoriteteve, Rusia regjistroi rekord të ri vdekjesh dhe infektimesh.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 1 075 persona të vdekur dhe 37 678 të infektuar.

Kjo është dita e tretë radhazi që Rusia po njeh këtë rritje drastike të rasteve dhe vdekjeve. Që prej muajit qershor, vendi është përballur me një valë të re të epidemisë, e shkaktuar nga shfaqja e varianteve më agresive, respektimi i ulët i përdorimit të maskave dhe vështirësitë e mëdha të fushatës së vaksinimit.

Numri i të vdekurve tani ka arritur në 229 528, duke e bërë Rusinë vendi më i prekur nga vdekjet në Evropë. Por këto të dhëna janë kryesisht të nënvlerësuara, pasi agjencia e statistikave Rosstat ka numëruar më shumë se 400 000 të vdekur në fund të gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat