Alarm për bombë, evakuohet stacioni hekurudhor në Paris

Evropë

Alarm për bombë, evakuohet stacioni hekurudhor në Paris

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me qindra persona janë evakuuar nga stacioni hekurudhor Gare du Nord, si dhe nga një pjesë e metrosë, në Paris pas një alarmi për bombë rreth orës 15:45 të së mërkurës.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video nga stacioni hekurudhor pothuajse i boshatisur, ndërsa jashtë tij ishin me qindra persona të evakuuar.

Policia gjeti një valixhe të braktisur dhe më pas ndoqi të gjitha procedurat e sigurisë.

Image
Paris

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se stacioni i trenit do të kthehet në normalitet pas orës 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat