Escobar: SHBA qëndron pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran e civil

Evropë

Escobar: SHBA qëndron pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran e civil

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 14:04
Gabriel Escobar dhe Zdravko Krivokapiq

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe civil, njoftoi Ambasada amerikane në Podgoricë pas takimit të të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me kryeministrin Zdravko Krivokapiq.

"Në takim, Escobar inkurajoi Krivokapiq që të mbajë fokusin e qeverisë në reformat e nevojshme për të përshpejtuar pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian," tha ambasada e SHBA në një postim në Twitter.

Shtohet se Escobar inkurajoi një integrim më të fortë ekonomik të rajonit.

"Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe civil," tha ambasada e SHBA në një deklaratë.

Escobar filloi një vizitë tre-ditore në Mal të Zi me një takim me presidentin Milo Gjukanoviq të mërkurën.

Siç është raportuar nga Ambasada e SHBA në Mal të Zi të mërkurën, Escobar theksoi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për "korrupsionin e rrënjosur në vend" dhe inkurajoi Malin e Zi që të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në adresimin e sfidave rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat