Franca me mbi 20.000 raste të reja sot, për herë të parë që nga gushti

Evropë

Franca me mbi 20.000 raste të reja sot, për herë të parë që nga gushti

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:09
Ilustrim

Franca regjistroi sot mbi 20 mijë raste të reja të infektimit me koronavirus, për herë të parë që nga 25 gushti i këtij viti.

Ministria e Shëndetësisë tha se kishte pasur 20.294 raste të reja të COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.33 milionë që nga fillimi i epidemisë, dhe mesataren shtatë-ditore në 12.400 të infektuar.

Numri javor i rasteve të reja për 100.000 banorë në Francë është rritur në 129, megjithëse është ende shumë më pak se vendet fqinje si Gjermania, Britania dhe Belgjika, raporton Reuters.

Në spitalet franceze, 7663 persona trajtohen për COVID-19, dhe 1.300 pacientë janë në terapi intensive.

56 persona të tjerë vdiqën, duke e çuar COVID-19 në më shumë se 118.000 njerëz që nga fillimi i epidemisë në Francë.

Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal tha sot se Franca ishte në valën e pestë të një pandemie, por se nuk ishin planifikuar masa të reja kufizuese. Qeveria shpreson se një përqindje e lartë e të vaksinuarve do të kufizojë numrin e atyre që kanë nevojë për kujdes spitalor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat