Britania e Madhe ndihmon Poloninë, dërgon ushtarë në kufirin me Bjellorusinë

Evropë

Britania e Madhe ndihmon Poloninë, dërgon ushtarë në kufirin me Bjellorusinë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

100 inxhinierë ushtarakë britanikë do të ofrojnë mbështetje praktike për të ndihmuar Poloninë të forcojë kufirin lindor me Bjellorusinë, ku mijëra emigrantë ishin përpjekur të kalonin.

Plani u konfirmua nga sekretari i mbrojtjes, Ben Wallace, në një vizitë në Varshavë, në të cilën tha se Bjellorusia po bënte “përpjekje të vetëdijshme” për të destabilizuar Poloninë dhe të gjithë Evropën duke inkurajuar emigrantët në kufi.

“Mënyra më e mirë për t’u përgjigjur është të punojmë së bashku dorë për dore, jo vetëm brenda NATO-s, por thjesht si miq dhe partnerë të mirë,” tha Wallace.

Ai gjithashtu akuzoi presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për një “përpjekje të neveritshme për të përdorur njerëzit si armë. “.

Një ekip i vogël ushtarësh britanikë përfunduan një vizitë studimore të enjten dhe po punojnë për plane të detajuara për të forcuar gardhin kufitar, i cili është thyer vazhdimisht nga emigrantët nga Lindja e Mesme. Pasi planet të jenë finalizuar, puna pritet të fillojë më vonë këtë muaj, njoftuan nga Polonia.

Trembëdhjetë njerëz kanë vdekur tashmë gjatë krizës, kryesisht nga ekspozimi, duke përfshirë një djalë njëvjeçar sirian, familja e të cilit kishte arritur të kalonte në Poloni, shkruan Independent.

Agjencitë e ndihmave kanë kritikuar Mbretërinë e Bashkuar për fokusimin në sigurinë kufitare në vend të ofrimit të ndihmës humanitare.

Kurse Varshava deklaroi se kishte ndërmend të blinte raketa të prodhuara në Britani dhe të zhvillonte së bashku sistemin e mbrojtjes ajrore që synon të kundërshtojë Rusinë. Marrëveshja ka të ngjarë të jetë me vlerë rreth 3 miliardë paund për prodhuesit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë prodhuesin e raketave MBDA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat