Tronditëse/ U kthye nga emigrimi, djali i merr jetën të dashurit të nënës, ajo nuk di gjë ende

Evropë

Tronditëse/ U kthye nga emigrimi, djali i merr jetën të dashurit të nënës, ajo nuk di gjë ende

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:39
Pamje nga Greqia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë.

Djali, që qëndronte në Danimarkë, kthehet nga emigracioni dhe është konfliktuar me të dashurin e së ëmës të cilin e ka goditur me thikë. Banorët në rrugën Vorio Epiri në Glyfada, Greqi janë tronditur nga vrasja brutale me thikë e një 66-vjeçari ditën e sotme nga djali i partneres së tij jashtë biznesit të tyre familjar, një dyqani bojërash.

Autori 51-vjeçar jetonte prej vitesh jashtë vendit, në Danimarkë dhe askush nuk dinte gjë për të. Një nga banorët ka treguar se në fillim kanë dyshuar për grabitje dhe se djali ka qënë jashtë shtetit për më shumë se 20 vite. Dyshimi i parë lidhet me një konflit pronësie teksa fqinji tregon se pas vdekjes së babait të djalit dyqani i ka kaluar nënës së tij dhe të motrës.

Në biznes ishte i punësuar 66-vjeçari Xhani, i cili kishte krijuar një lidhje me mamanë e Thanasit, djalit, citon Protothema.

“Në fillim menduam se ishte një grabitje, më pas u mor vesh e vërteta. Këtë nuk e prisnim. Ata duket se kanë pasur probleme pronësie. Thanasi ka qenë jashtë shtetit për shumë vite, mbi 20. Unë ndonjëherë pyesja nënën e tij se çfarë po bënte, por nuk më përgjigjej. Nuk e di saktësisht se kur është kthyer nga jashtë, megjithatë nuk ka jetuar me ta sepse nuk e kemi parë këtu në zonë. Familjen e kemi njohur që fëmijë, pasi ata kanë jetuar gjithmonë këtu. Në katin e sipërm është shtëpia e tyre dhe në katin e poshtëm biznesi. Babai i tyre kishte hapur dyqanin. Ka edhe një vajzë më të vogël. Dyqani u mor nga nëna dhe vajza pak muaj pas vdekjes së babait. Aty punonte edhe Xhani, i cili pak më vonë mësuam se kishte një lidhje me nënën e tyre”, tha ai.

Sipas informacioneve, nëna ende nuk e di se autori i vrasjes është djali i saj, pasi mendon se ndodhet në Danimarkë. Sipas dëshmive, dyshja fillimisht kanë nisur të debatojnë dhe më pas 51-vjeçari ka goditur me thikë për vdekje 66-vjeçarin. Viktima është dërguar në spital, ku ka gjetur vdekjen.

Autori pasi ka vrarë partneren e nënës së tij ka shkuar dhe është dorëzuar në nëndrejtorinë e policisë së Atikës në Glyfada. Aty, sipas informacioneve, ai i tha policisë se e ka hequr qafe pasi kanë pasur mosmarrëveshje personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat