Gjysma e gjermanëve të pakënaqur me fushatën e vaksinimit

Evropë

Gjysma e gjermanëve të pakënaqur me fushatën e vaksinimit

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Një në dy qytetarë gjermanë është i pakënaqur me organizimin e fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit në vend, sipas një sondazhi të publikuar.

19 përqind e të anketuarve në një sondazh të kryer nga instituti kërkimor YouGov thanë se ishin shumë të pakënaqur dhe 31 përqind të tjerë thanë se ishin të pakënaqur me mënyrën sesi është zhvilluar fushata gjatë 12 muajve të fundit.

Vetëm 36 përqind dhe 7 përqind u deklaruan përkatësisht të kënaqur dhe shumë të kënaqur, raporton atsh.

Një tjetër 7 përqind e të intervistuarve nuk u përgjigjën.

Gjermani nisi vaksinimet kundër COVID-19 më 26 dhjetor 2020.

Zyrtarisht, fushata e vaksinimit filloi në të gjithë Bashkimin Evropian më 27 dhjetor.

Që atëherë, 61.3 milionë persona në Gjermani janë vaksinuar të paktën një herë, që përfaqëson 73.7 përqind të popullsisë.

Rreth 70.7 përqind janë vaksinuar dy herë, ndërsa 35 përqind kanë marrë tre doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat