Ministri i jashtëm kroat shkon në Bosnjë

Evropë

Ministri i jashtëm kroat shkon në Bosnjë

Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:45
Ministri kroat i Punëve të Jashtme, Gordan Grliq Radman

Ministri kroat i Punëve të Jashtme, Gordan Grliq Radman ka shkuar në Bosnjë e Hercegovinë. Ai tha se ka shkuar me një mesazh inkurajimi për kroatët që jetojnë atje, por edhe një mesazh mbështetjeje për paqen dhe stabilitetin në BeH.

Kryediplomati kroat mbërriti për një vizitë zyrtare dy-ditore në BiH, duke filluar me nderimin e kroatëve të vrarë në dhjetor 1993 në Krizhançevo Selo.

“Këtu janë vrarë njerëz të pafajshëm dhe ka ndodhur një krim i tmerrshëm sepse janë vrarë pleq, gra dhe fëmijë. Çdo krim, kushdo që e ka kryer atë, duhet të sanksionohet”, u tha Grliq Radman gazetarëve pasi bëri homazhe për viktimat.

Ai shtoi se qëllimi i vizitës së tij ishte t’i inkurajonte kroatët në Bosnjën qendrore në përpjekjet e tyre për të mbijetuar në zonat ku ata kanë jetuar për shekuj dhe theksoi se Kroacia mbështet një Bosnjë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Kreu i diplomacisë kroate theksoi se “Kroacia mbështet fuqishëm të gjitha proceset reformuese që shkojnë në drejtim të ndryshimit të ligjit zgjedhor dhe që do të eliminonin të gjitha format e diskriminimit dhe pabarazisë në procesin zgjedhor për të mundësuar përfaqësimin legjitim të popujve përbërës, duke përfshirë Kroacinë si më të voglin”.

Të mërkurën, Grliq Radman do të qëndrojë në Sarajevë për herë të tretë në dy vjet e gjysmë, ku do të takohet me ministrin e Jashtëm të BeH, Biser Turkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat