Kuorumi në pyetje, Kuvendi i Malit të Zi nesër voton për shkarkimin ose jo të Abazoviqit

Evropë

Kuorumi në pyetje, Kuvendi i Malit të Zi nesër voton për shkarkimin ose jo të Abazoviqit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 15:37
Dritan Abazoviq

Sot është mbajtur seanca e Qeverisë së Malit të Zi, por në të nuk ka marrë pjesë zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq dhe as shefi i diplomacisë Gjorgje Raduloviq.

Abazoviq u largua nga ndërtesa e qeverisë pak para orës 11:00.

Në prag të seancës së Qeverisë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Malit të Zi, Aleksandar Stijoviq, ka thënë para gazetarëve se kryeministri Zdravko Krivokapiq, me sa e di ai, sot nuk do të japë dorëheqje.

Siç njofton qeveria e atjeshme, pas seancës do të dalin me komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat