Dasma shndërrohet në arenë boksi, përdoren grushtet e karriget

Evropë

Dasma shndërrohet në arenë boksi, përdoren grushtet e karriget

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 20:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Dasma që filloi në sallën e dasmave në lagjen Erenler të Sakaryas, në Turqi u kthye më vonë në një betejë të ashpër.

Nga përleshja janë dërguar në spital 14 persona të plagosur, ndërsa me autoambulanca në vendngjarje janë trajtuar rreth 10 persona.

U deshtën ekipet e policisë t’i ndajnë dasmorët nga përleshja e ashpër, raporton angjencia turke e lajmeve IHA.

Mësohet se sherrin e nisën dy personat që filluan një debat të ashpër mes tyre.

Debati i ashpër hapi rrugën përleshjes, vendi u shndërrua në një zonë lufte në një çast. Përleshja në të cilën fluturonin karriget ka vazhduar edhe jashtë sallës së dasmave.

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat