​Ukraina kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Evropë

​Ukraina kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Ukraina ka reaguar pasi që Rusia ka njohur dy rajonet seperatiste në Ukrainën lindore si shtete të pavarura dhe ka futur trupat në territorin ukrainas.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit.

Kuleba ka shkruar se e kanë kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ukraina ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas veprimeve ilegale të Rusisë. Kërkesën tashmë e kemi dorëzuar”, ka njoftuar ai në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat