Gra dhe fëmijë ukrainas nisen në këmbë drejt kufirit për t’i ikur luftës

Evropë

Gra dhe fëmijë ukrainas nisen në këmbë drejt kufirit për t’i ikur luftës

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:15
Shumica e atyre që arrijnë të kalojnë në anën tjetër të kufirit janë gra dhe fëmijë

Gjithmonë e më shumë ukrainasit po largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës që ka nisur prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes.

BBC shkruan se shumica e atyre që arrijnë të kalojnë në anën tjetër të kufirit janë gra dhe fëmijë. Kjo pasi që prej mesnatës së djeshme burrave që futen në moshën e ushtrisë domethënë mes 18 dhe 60 vjeç u thuhet se duhet të qëndrojnë dhe të luftojnë.

Një destinacion i tyre për t’u larguar nga vendi është kufiri me Hungarinë në Beregsurany ku shumica ecin në këmbë, kryesisht hungarezë etnikë me shtetësi ukrainase nga rajoni Transkarpatian i Ukrainës.

Eva, 44-vjeçe mori rrugë drejt kufirit nga fshati i saj 12 km larg bashkë me fëmijët e saj Eniko 11-vjeç dhe Richi 14-vjeç. Burri i saj punon në Budapest.

“Në fshatin tonë u përhap shumë panik. Njerëzit mblidhen në rrugë për t’u larguar. Ka shumë blerje në dyqane”, u shpreh ajo.

“Kemi frikë se rusët do të pushtojnë të gjithë vendin. Frika tjetër është se njerëzit tanë mund të rekrutohen”, shton ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat