Holanda dërgon raketa tokë-ajër në Ukrainë

Evropë

Holanda dërgon raketa tokë-ajër në Ukrainë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 14:12
Forcat e Ukrainës kanë marrë pozicionet në Kiev, 26 shkurt, 2022.

Qeveria e Holandës njoftoi se do të dërgojë 200 raketa Stinger në Ukrainë.

Ajo tha se vendimi u mor pas kërkesës nga Ukraina, për ta ndihmuar atë që të mbrohet kundër sulmeve të Rusisë.

Raketat Stinger janë armë tokë-ajër që mund të përdoren kundër avionëve dhe helikopterëve.

Holanda ka rënë dakord javën e kaluar për t’i ofruar armë dhe pajisje ushtarake Ukrainës, duke përfshirë snajperë, pajisje radari dhe detektorë të minave tokësore.

Qeveria tha se një pjesë e kontingjentit dërgohet sot (26 shkurt), ndërsa pjesa tjetër do të pasojë “sa më shpejt”.

Pak orë më parë, edhe Qeveria çeke miratoi dërgimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë.

Ministria çeke e Mbrojtjes tha se ndihma kap vlerën e mbi 8.5 milionë dollarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat