Lufta Rusi-Ukrainë, shtyhet raundi i dytë i bisedimeve për paqe, zbulohet vendi ku do të takohen

Evropë

Lufta Rusi-Ukrainë, shtyhet raundi i dytë i bisedimeve për paqe, zbulohet vendi ku do të takohen

Më: 2 mars 2022 Në ora: 10:19
Delegacioni ukrainas me delegacionin rus në Bjellorusi, 28 shkurt, 2022.

(E plotësuar 14:26) -  Rundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve nga Rusia dhe Ukraina do të zhvillohet sot, ku delegacionet pritet të përbëhen nga të njëjtët përfaqësues të pranishëm në raundin e parë të bisedimeve që u mbajtën të hënën.

“Tani është zyrtare. Rundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe okupatorit do të zhvillohet sot”, tha një ndihmës i presidentit ukrainas për CNN gjatë ditës së sotme.

“Delegacionet do të jenë në të njëjtën përbërje”, shtoi zyrtari.

Të martën, agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA tha se raundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në Bjellorusi, pranë kufirit Bjellorusi-Poloni.

Rundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë përparim të dukshëm.

***

Raundi i dytë i bisedimeve diplomatike Rusi-Ukrainë nuk është anuluar por është shtyrë, njoftuan mediat ruse duke cituar një burim të afërt me negociatat. Sipas TASS, raundi i ri i negociatave ruso-ukrainase do të zhvillohet në Belovezhskaya Pushcha të Bjellorusisë.

Megjithatë, raportet e fundit të mediave pohuan se Rusia është “gati” të fillojë diskutimet me Ukrainën të mërkurën në mbrëmje.

TASS raportoi duke cituar burimin të thoshte, “Jo një anulim; orari u zhvendos; informacioni zyrtar do të vijë së shpejti”, raporton Republicworld.

Kremlini: Jemi gati për raundin e dytë të bisedimeve

Rusia është e gatshme që të zhvillojë raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën në mbrëmjen e kësaj së mërkure.

Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, sidoqoftë, ka theksuar se ka informacione kontradiktore rreth bisedimeve, raporton Sky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën që Rusia duhet ta ndalë bombardimin e qyteteve ukrainase para se të nisin negociatat.

Raundi i dytë/ Rusi-Ukrainë ulen sot sërish në bisedime në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë

Rusia dhe Ukraina pritet të ulen sërish sot në bisedime, për të gjetur një zgjidhje, në mënyrë që të parandalohet lufta ruse mbi ukrainasit, e cila ka hyrë sot në ditën e shtatë.

Mediat ruse raportuan dje se sot do të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve mes dy vendeve.

Kujtojmë se dy ditë më parë u zhvilluan mbi 6 orë bisedime mes Kievit dhe Moskës në Gomel të Bjellorusisë, por që u mbyllën pa një zgjidhje.

Ukraina ka thënë se dëshiron armëpushim dhe tërheqje të ushtrisë ruse, derisa Kremlini ka thënë se nuk do ta bëjë publik qëndrimin e tij.

Mykhailo Podoliyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, ka thënë pas takimet të djeshëm se negociatat janë të vështira, por pa ndonjë ultimatum detyrues.

“Fatkeqësisht, pala ruse është ende tejet e njëanshme sa i përket procesit shkatërrues që ka nisur”.

Negociatorët rusë kanë përmendur arritjen e një marrëveshjeje që është në interesin e të dyja palëve.

Vladimir Medinsky, udhëheqës i delegacionit rus, ka thënë se takimi i ri do të zhvillohet në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat