Supermarketet në Britani nuk do ta shesin më vodkën ruse

Evropë

Supermarketet në Britani nuk do ta shesin më vodkën ruse

Më: 3 mars 2022 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Supermarketet në Britani të Madhe kanë nisur që ta heqin nga raftet e tyre vodkën.

Një nga to është edhe zinxhiri i katërt i supermarketeve më të mëdha “Morrisons”.

Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, kjo vjen si shkak i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Rrjeti i supermarketeve ka thënë se do ta heqë nga lista e produkteve vodkën standarde të Rusisë, por nuk e ka specifikuar se kur do të nisë së zbatuari vendimi, shkruan Reuters.

Gjithashtu edhe rrjetet e tjera të marketeve pritet të heqin nga tregu një nga pijet më të njohura alkoolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat