Shefi i ndihmës i OKB-së bën thirrje për kalim të sigurt të civilëve

Evropë

Shefi i ndihmës i OKB-së bën thirrje për kalim të sigurt të civilëve

Nga: M.L. Më: 7 mars 2022 Në ora: 23:24
Martin Griffiths

Kreu i Çështjeve Humanitare të Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, ka bërë thirrje që civilët ukrainas të arratisur të lejohen të largohen në drejtimin që dëshirojnë, raporton BBC transmeton "Bota sot".

Ai tha në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se kalimi i sigurt i ndihmës, veçanërisht i furnizimeve mjekësore, në zonat e prekura ishte gjithashtu vendimtar.

“Të gjithë civilët, pavarësisht nëse qëndrojnë apo largohen, duhet të respektohen dhe mbrohen”, tha ai.

Të gjitha palët duhet të mbajnë "një sistem komunikimi të vazhdueshëm" për të siguruar kalimin e sigurt të civilëve, tha ai. Griffiths shtoi se ai kishte dërguar një ekip në Moskë për të ndihmuar në lehtësimin e një koordinimi më të mirë humanitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat