“Mos prisni mrekulli me një takim”, thotë Turqia pas bisedimeve të paqes me Rusisë e Ukrainës

Evropë

“Mos prisni mrekulli me një takim”, thotë Turqia pas bisedimeve të paqes me Rusisë e Ukrainës

Më: 10 mars 2022 Në ora: 14:06
Foto nga bisedimet Rusi-Turqi-Ukrainë

Pasi bisedimet e paqes të mbajtura në Turqi midis ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë nuk arritën të sjellin ndonjë ndryshim, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu thotë se bisedimet megjithatë ishin “një fillim i rëndësishëm”.

Sipas kanalit turk të lajmeve Haberturk, Cavusoglu tha se “mrekullitë nuk duhet të priten me një takim”.

Diskutimet e sotme ishin kontakti i parë i nivelit të lartë midis dy vendeve që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt.

“Me gjithë vështirësitë, mund të them se u zhvillua një takim i civilizuar”, tha Cavusoglu. “Ne theksuam se korridoret humanitare duhet të mbahen të hapura pa hasur në asnjë pengesë”.

Turqia është përpjekur të mbajë një pozicion neutral për luftën pasi ka lidhje strategjike me Ukrainën dhe Rusinë. Zyrtarët kanë kritikuar ashpër pushtimin e Rusisë, por kanë hedhur poshtë vendosjen e sanksioneve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat