Spanja sekuestron jahtin e aleatit të Putinit, kushtonte më shumë se 140 milionë dollarë

Evropë

Spanja sekuestron jahtin e aleatit të Putinit, kushtonte më shumë se 140 milionë dollarë

Nga: A.M. Më: 15 mars 2022 Në ora: 00:55
Foto ilustrim

Spanja ka sekuestruar përkohësisht jahtin e një oligarku rus në Barcelonë, në vlerë prej 140 milionë dollarësh.

Dy burime i thanë Reuters se anija i përkiste kreut të konglomeratit shtetëror rus Rostec, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin.

Superjahti 85 metra Valerie thuhet se i përket Sergei Chemezov, një ish oficeri i KGB-së që drejton Rostec, transmeton "Bota sot".

"Sot ne sekuestruam një jaht që i përket një prej oligarkëve kryesorë," tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në televizionin La Sexta.

“Po flasim për një jaht që vlerësojmë se vlen 140 milionë dollarë”.

Faqja e monitorimit Marine Traffic tha se jahte të lidhura me dy oligarkë të tjerë që nuk janë sanksionuar ende janë ankoruar pranë Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat