Trajkoviq e ashpër me Vuçiqin, e quan frikacak dhe qyqar pasi s’po merr vendim për agresionin rus

Evropë

Trajkoviq e ashpër me Vuçiqin, e quan frikacak dhe qyqar pasi s’po merr vendim për agresionin rus

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:33
Rada Trajkoviq

Politikania e moderuar serbe, Rada Trajkoviq e ka kritikuar ashpër qëndrimin e Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq për mbajtjen e anës së Rusisë në agresionin ndaj Ukrainës.

Ajo e ka quajtur frikacak Vuçiqin, për të cilin ka thënë se po e shtynë qëndrimin për agresionin në Ukrainë deri pas zgjedhjeve.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 3 prill.

“Është e padrejtë dhe qyqare të shtyhet marrja e një qëndrimi të qartë për agresionin në Ukrainë deri pas zgjedhjeve. Kjo nuk është një pyetje që kalibrohet nga sondazhet e opinionit publik. Ne kemi nevojë për një lider që në vend që të zhytet në keqkuptime, do t’u thotë votuesve të vërtetën. Zgjojini ata. Sepse ky është lidership”, ka shkruar Trajkoviq në një postim në Twitter.

Serbia është i vetmi vend në Evropë dhe nder të paktit në botë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës. Po ashtu Serbia vazhdon ta mbaj të hapur linjën ajrore Beograd-Moskë, duke e thyer kështu izolimin e rusëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat