Multimiliarderi në arrati/ Zbulohen mashtrimet miliardëshe të oligarkut Roman Abramovich

Evropë

Multimiliarderi në arrati/ Zbulohen mashtrimet miliardëshe të oligarkut Roman Abramovich

Nga: M.L. Më: 15 mars 2022 Në ora: 21:47
Roman Abramovich (majtas) dhe Vladimir Putin në 2016

Akuza të rënda ndaj oligarkut Roman Abramovich! Rusi thuhet se ka ndihmuar në financimin e përpjekjeve ushtarake të Vladimir Putin. Pronari i klubit anglez të futbollit Chelsea FC është një i besuar i ngushtë i sundimtarit, shkruan Focus.de përcjell “Bota sot”. Tani ai mesa duket është në arrati.

Roman Abramovich aktualisht është në arrati. 55-vjeçari thuhet se është larguar nga Tel Avivi me avionin e tij privat të hënën pasdite. Të njëjtën gjë raportojnë edhe disa media angleze.

Pak orë më parë, qeveria izraelite kishte deklaruar se shteti i saj nuk ishte një vend i sigurt për oligarkët e sanksionuar.

Me sa duket është e paqartë se ku po qëndron aktualisht Abramovich. Megjithatë, thuhet se ai mund të jetë rrugës për në Moskë. Numri i vendeve të mundshme të strehimit po pakësohet gjithnjë e më shumë.

Roman Abramovich: Miliarderi në arrati

Pas Britanisë së Madhe, tashmë Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj multimiliarderit rus.

Thuhet se pasuritë e pronarit të deritashëm të klubit britanik të futbollit FC Chelsea në BE do të ngrihen dhe ai nuk do të lejohet më të hyjë në BE. Sanksionet pritet të hyjnë në fuqi të martën.

Pasuria e Abramovich u vlerësua së fundmi nga revista amerikane "Forbes" në 7.2 miliardë dollarë amerikanë (rreth 6.6 miliardë euro).

Përveç fituesit të Champions League, Chelsea FC, 55-vjeçari zotëron edhe një nga jahtet luksoze më të mëdha në botë. "Eclipse" rreth 163 metra i gjatë u ndërtua nga kantieri detar i Hamburgut Blohm + Voss dhe u vu në shërbim në vitin 2010.

Image
Superjahti "Eclipse"

Siç raporton “Daily Mail”, Abramovich aktualisht po përpiqet t’i nxjerrë pasuritë e tij jashtë kufijve të BE-së. Prandaj, superjahtet e tij të ndryshme duhet të lëvizin kryesisht në ujërat ndërkombëtare.

Ndërsa Abramovich ndodhet në arrati, akuzat kundër tij rëndojnë gjithnjë e më shumë. Sipas “BBC”, oligarku konsiderohet “financieri i Putinit”. Ai thuhet se e ka arritur pasurinë e tij gjigante përmes aktiviteteve korruptive.

Roman Abramovich thuhet se ka "vjedhur miliarda" nga taksapaguesit rusë

Një ekspert në dokumentarin e kanalit televiziv pretendon se Abramovich "vodhi miliarda" nga taksapaguesit rusë. Avokatët e tij i mohojnë kategorikisht akuzat. Ata thonw se nuk ka asnjë bazë për një deklaratë të tillë dhe se klienti i tyre nuk u pasurua përmes biznesit kriminal.

Image
Zbulimet e reja rëndojnë rëndë pronarin e Chelseat, Abramovich

Megjithatë, BE-ja e sheh atë ndryshe. Sipas të përditshmes amerikane Politico, Bashkimi Evropian po synon në mënyrë specifike miliarderin për "qasjen e tij të privilegjuar" me presidentin rus Vladimir Putin.

Thuhet se Abramovich ka "marrëdhënie shumë të mira" me Putinin. Drafti i dokumentit të sanksioneve madje flet për një marrëdhënie miqësore. Thuhet se afërsia me Putinin i ka mundësuar Abramovich-it t`i pasurojë xhepat e tij. Ai gjithashtu e bëri atë "një nga biznesmenët kryesorë rusë" në një industri që ofronte "një burim të rëndësishëm të ardhurash" për qeverinë ruse. Moska thuhet se ka financuar përpjekjet e saj ushtarake në këtë mënyrë, ndër të tjera.

Chelsea FC: Shitja mund të trajtohet nga qeveria

Image
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel dhe Roman Abramovich

Sanksionet e vendosura ndaj Abramovich kanë një ndikim serioz edhe te Chelsea. Për momentin, klubi i futbollit nuk lejohet më të transferojë lojtarë apo të shesë bileta për ndeshjet. Buxheti për udhëtime jashtë vendit është gjithashtu shumë i kufizuar.

Masat ndoshta do të zbatohen derisa Abramovich të ketë shitur klubin londinez. Rusi e kishte paralajmëruar tashmë këtë hap përpara se të vendoseshin sanksionet ndaj tij. Sipas informacioneve të “Daily Mail”, shitja e klubit mund të merret nga qeveria britanike. Abramovich nuk do të merrte asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat