Shkollimi online do të rifillojë të hënën në kryeqytetin ukrainas

Evropë

Shkollimi online do të rifillojë të hënën në kryeqytetin ukrainas

Nga: V.N Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:50
foto ilustrim

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha të dielën se shkollat ​​në kryeqytetin ukrainas do të rihapen online të hënën.

“Më 28 mars, procesi arsimor do të rifillojë në kryeqytet – në formatin online”, tha Klitschko në një deklaratë në Telegram. "Do të përshtatet më shumë me kushtet aktuale. Dhe duke përdorur platforma të ndryshme arsimore për studentët".

Klitschko shtoi: "Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe nën një ligj kaq të rreptë ushtarak. Ata [rusët] po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë! Ne nuk do të dorëzohemi!".

Shkollat ishin mbyllur në Ukrainë tash e 1 muaj që nga fillimi i agresionit rus, ku ndër tjera qyteti i Kiyevit ka qenë cak i sulmeve të shpeshta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat