Ukraina i kërkon Kryqit të Kuq të mos hapë zyre në Rusi

Evropë

Ukraina i kërkon Kryqit të Kuq të mos hapë zyre në Rusi

Nga: V.N Më: 27 mars 2022 Në ora: 21:36
Kryqi i Kuq në Rusi

Ukraina i ka kërkuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) që të mos hapë një zyrë të planifikuar në Rusinë jugore, duke thënë se kjo do të legjitimonte "korridoret humanitare" të Moskës dhe rrëmbimet e supozuara dhe dëbimet e detyruara të ukrainasve, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Më herët, mediat ruse raportuan se kreu i Kryqit të Kuq i kishte kërkuar Rusisë që të lehtësonte hapjen e një zyre të Kryqit të Kuq në Rostov, ku janë ngritur kampe të përkohshme strehimi nga Rusia për njerëzit e transportuar nga Ukraina.

Iryna Vereshchuk, zyrtarja e lartë humanitare e Ukrainës, e cila thotë se Rusia ka krijuar korridoret e rreme të sigurta, thotë se Kryqi i Kuq po "përdoret" nga rusët.

Por KNKK i ka thënë BBC-së se nuk ka informacion "të dorës së parë" në lidhje me raportet e evakuimeve të detyruara në Rusi nga Ukraina dhe se nuk lehtëson ndonjë operacion të tillë.

Ai thotë se përparësia e tij "është të arrijë viktimat e konfliktit të armatosur, kudo që ato ndodhen, për t'i ndihmuar ato".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat