Ukraina nuk është e gatshme të heqë dorë nga asnjë territor

Evropë

Ukraina nuk është e gatshme të heqë dorë nga asnjë territor

Nga: V.N Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:29
foto ilustrim

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë për programin World at One të BBC Radio 4 se Ukraina nuk është "e gatshme të heqë dorë nga asnjë territor", shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Duke folur në prag të bisedimeve të mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës, Alexander Rodnyansky tha se "tani presioni është mbi Rusinë".

"Është e qartë, ata nuk mund ta përballojnë këtë luftë për vite dhe morali i tyre është aq i ulët sa nuk mund të mbajnë as furnizimet dhe logjistikën e tyre," tha ai.

Rodnyansky, i cili është gjithashtu asistent profesor i ekonomisë në Universitetin e Kembrixhit, tha se Ukraina nuk do të sakrifikonte "integritetin e saj territorial".

"Nëse pyet njerëzit që jetojnë në këto zona, ata nuk do të donin të jetonin në Rusi. Si mund t'i lëmë ata? Le të flasim për të gjithë idenë e copëtimit të vendit tonë." nga Alexander Rodnyansky, këshilltar i lartë i Volodymyr Zelensky të Ukrainës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat