Mësuesit ukrainas të gatshëm për të punuar në shkollat polake

Evropë

Mësuesit ukrainas të gatshëm për të punuar në shkollat polake

Më: 30 mars 2022 Në ora: 17:56
Ilustrim

Rreth 3.500 mësues ukrainas kanë aplikuar për punë në shkollat polake deri më tani, tha ministri i Arsimit.

Sistemi arsimor polak është mbingarkuar nga mijëra nxënës të shkollave ukrainase. Pavarësisht dallimeve të vogla kulturore, refugjatët duhet të përshtaten me sistemin polak, mundësisht me ndihmën e mësuesve ukrainas.

"Rreth 3,500 mësues e kanë plotësuar formularin deri më tani, duke shprehur gatishmërinë e tyre... për t'u kujdesur për fëmijët ukrainas në sistemin polak apo ukrainas," tha Przemyslaw Czarnek në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Czarnek tha se 150.000 fëmijë ukrainas po ndjekin tashmë shkollat polake.

“Shumica dërmuese e tyre janë fëmijë të regjistruar në shkollat fillore, më shumë se 20 mijë janë fëmijë të kopshtit dhe pjesa tjetër janë të regjistruar në shkollat e arsimit të mesëm”, tha ai.

Megjithatë, shumica e fëmijëve ukrainas që kanë kaluar kufirin polak që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt nuk janë regjistruar ende në shkollat polake, me disa prej tyre që vazhdojnë të ndjekin shkollat e tyre ukrainase në internet, transmeton PAP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat