Presidenti i Polonisë: Është e vështirë ta mohosh gjenocidin në Ukrainë

Evropë

Presidenti i Polonisë: Është e vështirë ta mohosh gjenocidin në Ukrainë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 09:46
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se qëllimi i Rusisë është shuarja e kombit ukrainas.

Duda tha se është dakord me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenksky, për atë se veprimet e Rusisë në periferi të Kievit e në të gjithë vendin përbëjnë gjenocid.

“Është e vështirë ta mohosh këtë, sigurisht. Ky është një krim që plotëson tiparet e gjenocidit, veçanërisht nëse shikon kontekstin e bisedave të ndryshme që po zhvillohen”, tha Duda për CNN.

Kujtojmë se pamjet e ditëve të fundit që i pa e gjithë bota nga qyteti Bucha ku shiheshin civilë të vrarë nëpër rrugë, i shtynë të reagojnë liderët botërorë të cilët këtë ngjarje e cilësuan si gjenocid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat