Shumë të vdekur dhe të plagosur pas sulmit me raketa në stacionin e trenit Kramatorsk

Evropë

Shumë të vdekur dhe të plagosur pas sulmit me raketa në stacionin e trenit Kramatorsk

Nga: M.H. Më: 8 prill 2022 Në ora: 11:13
Civilët hipin në një tren ndërsa po evakuohen nga zonat e luftimit në Kramatorsk, në rajonin e Donetsk, në Ukrainën lindore, më 6 prill.

Dy raketa kanë goditur stacionin e trenit në qytetin ukrainas Kramatorsk, tha kreu i sistemit hekurudhor kombëtar të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, në kanalin e tij zyrtar Telegram të premten.

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, konfirmoi se reaguesit e parë po raportonin shumë viktima pas sulmit, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Fashistët rusë goditën stacionin hekurudhor Kramatorsk me një goditje raketore Iskander”, tha Kyrylenko në Telegram.

Policia dhe ekipet e shpëtimit raportojnë për dhjetëra të vdekur dhe të plagosur.

Kyrylenko tha se mijëra njerëz ishin në stacion gjatë sulmit me raketa, në mes të evakuimit të banorëve nga rajoni i Donetsk në zona më të sigurta të Ukrainës.

"Rashistët [fashistët rusë] e dinin mirë se ku po goditnin dhe çfarë duan, duan të marrin peng sa më shumë njerëz paqësorë, duan të shkatërrojnë gjithçka ukrainase," shtoi ai.

Qyteti lindor i Kramatorsk ishte një nga vendet e para që u vu në shënjestër nga ushtria ruse kur pushtimi i Ukrainës filloi më 24 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat