Krivokapiq tregon pse vendosën sanksionet ndaj Rusisë

Evropë

Krivokapiq tregon pse vendosën sanksionet ndaj Rusisë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 10:06
Zdravko Krivokapiq

Mali i Zi i ka vendosur sanksione Rusisë, e në lidhje me këtë, kryeministri i këtij shteti Zdravko Krivokapiq është shprehur se Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve, sepse është në përputhje të plotë me politikën e Bashkimit Evropian.

“Dje u formua një komision që do të monitorojë në mënyrë të përhershme të gjitha masat që dalin nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropian, në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë. Ne bëmë atë që ishte në dorën tonë, nuk ka fluturime midis Rusisë dhe Malit të Zi, por deri më tani ka konfiskimit të pasurisë së shtetasve rusë që ndodhen në vendin tonë, domethënë, jahtet që ndodheshin në Mal të Zi, janë larguar nga vendi ynë brenda tre ditësh dhe me sa dimë ata ishin të stacionuar në Turqi”, tha Krivokapiq.

Ai theksoi se sa i përket sekuestrimit të pasurisë së paluajtshme do të bëhet në përputhje me ligjet e Malit të Zi, shkruan RTCG.

I pyetur nëse sanksionet do t’i sjellin dëm financiar Malit të Zi, Krivokapiq tha se, për fat të keq, sanksionet më së shumti prekin njerëzit e thjeshtë dhe madje edhe vendet që i bashkohen.

“Ashtu si Greqia, ne dhe Qipro, kemi një numër të madh turistësh nga zona e shkatërruar nga lufta dhe ne duhet të gjejmë një mënyrë për të kompensuar atë dëm,” tha Krivokapiq.

Ai theksoi se turizmi përbën një të katërtën e të ardhurave të Malit të Zi, si dhe u shpreh se numri më i madh i turistëve vijnë nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia, kështu që sigurisht që do të ndikojë në sezonin turistik.

Krivokapiq u shpreh se gjithmonë duhet pasur kujdes që të merren parasysh tregjet alternative.

“Ne jemi të përkushtuar të pranojmë turistë nga Izraeli, Bullgaria, Republika Çeke e Polonia dhe shpresojmë që ky kompensim të jetë i suksesshëm”, u shpreh tutje kryeministri malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat