Rusia bombardon me raketa fabrikën e municioneve pranë Kievit

Evropë

Rusia bombardon me raketa fabrikën e municioneve pranë Kievit

Nga: A.ZH Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:24
Një mace ulet pranë një objekti të dëmtuar nga granatimet në Sievierodonetsk

Më herët kemi raportuar për një sulm me raketa që ka dëmtuar infrastrukturën në qytetin e Brovary, afër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Tani, ministria e mbrojtjes e Rusisë, ka pohuar se ushtria e saj përdori raketa të lëshuara nga ajri për të sulmuar një fabrikë municioni në qytet dhe rajone të tjera në lindje, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov tha: "Gjatë natës, raketa të lëshuara nga ajri me precizion të lartë shkatërruan një fabrikë municionesh pranë qytetit të Brovary në rajonin e Kievit".

Ai gjithashtu pretendoi se sulmet e tjera ajrore ruse kishin shkatërruar radarët e mbrojtjes ajrore të Ukrainës pranë Sievierodonetsk në lindje dhe disa depo municionesh tjera.

Sulmet e fundit janë në një seri sulmesh ruse ndaj fabrikave të armëve të Ukrainës, aseteve të mbrojtjes ajrore dhe objekteve të tjera, derisa Moska përgatitet për një ofensivë masive në Ukrainën lindore./Botasot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat