Rusia fillon ofensivën e re në lindje

Evropë

Rusia fillon ofensivën e re në lindje

Nga: V.N Më: 18 prill 2022 Në ora: 18:31
Foto e luftës në Ukrainë

Komanda e Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se sheh shenja se Rusia po fillon ofensivën e saj të re në Ukrainën lindore, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura postoi në mediat sociale se përpjekjet kryesore të Rusisë tani ishin të përqendruara në vendosjen e kontrollit të plotë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, me intensifikimin e veprimeve ushtarake në Kharkiv.

Ai shtoi se lufta për Mariupolin vazhdoi dhe ushtria ruse po fokusohej në marrjen e kontrollit të plotë të zonës.

Ai tha gjithashtu se Rusia vazhdon të shkelë rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe po bllokon iniciativat për evakuimin e civilëve nga vendbanimet e pushtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat