Bukuroshja ukrainase me armë në duar gati për të luftuar rusët

Evropë

Bukuroshja ukrainase me armë në duar gati për të luftuar rusët

Më: 18 prill 2022 Në ora: 22:54
Kira Nechay

Rrethi i rrjeteve sociale ka publikuar foto ku shfaqet bukuroshja ukrainase Kira Nechay e veshur me veshje ushtarake dhe mban në duar një armë automatike amerikane të tipit Kriss Vektor.

Në një kohë kur vajza duket e gatshme të hidhet në betejën kundër forcave ushtarake ruse, të vetmet fakte që janë bërë të ditura përveç emrit të saj janë se ajo shërben në një batalion mjekësor. Madje, shumë përdorues të Twitter-it e vlerësuan guximin e saj dhe kishte nga ata që e krahasuan me deputeten Kira Rudik.

Më konkretisht, ata theksojnë se vajza e re është vënë në shërbim të atdheut, ndërsa deputetja është fotografuar me automatik për të rritur popullaritetin e saj.

Kujtojmë se dy ditë pas fillimit të pushtimit rus, Kira Rudik u shfaq në rrjetet sociale duke mësuar të përdorte kallashnikovin që nëse ishte e nevojshme të luftonte me rusët.

Image
Kira Nechay
Image
Kira Nechay
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat