E tmerrshme/ Gjenden të vrarë katër persona brenda shtëpisë

Evropë

E tmerrshme/ Gjenden të vrarë katër persona brenda shtëpisë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 18:34
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Chemnitz në Gjermaninë Lindore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku janë gjetur të pajetë dy meshkuj të moshës 32 dhe 72 vjeç dhe dy femra 34 dhe 69 vjeçe.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Chemnitz në Gjermaninë Lindore, në lagjen Mittelbach ku jetonin dy familje. Trupat u gjetën brenda shtëpisë ku jetonin dhe mësohet se të katër viktimat janë anëtarë të një familjeje, raportojnë mediat gjermane.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se të katërt kanë pasur një vdekje të dhunshme, për shkak të shenjave të dhunës që janë gjetur në trupin e tyre. Alarmin e kanë dhënë fqinjët, pasi kanë dëgjuar zhurma në banesën ngjitur.

“Sipas hetimeve paraprake, të katër personat vdiqën dhunshëm. Sipas statusit aktual të hetimit, nuk ka të dhëna për persona të tjerë,”- tha një zëdhënëse e policisë.

Familja që tashmë nuk jeton më mësohet se bënte jetë të izoluar dhe nuk dihet ende se kush mund t’ua ketë bërë këtë sulm vdekjeprurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat