1 milion euro të groposura me vazo! Gjendet ‘thesari’ i Ndranghetas në Itali

Evropë

1 milion euro të groposura me vazo! Gjendet ‘thesari’ i Ndranghetas në Itali

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 20:49
Paratë e kartelit Ndrangheta ishin fshehur në vazo të mëdha

1 milion euro gjeti policia italiane në kopshtet e banesave të krerëve të organizatës ‘Ndrangheta’ në Itali.

Paratë e kartelit Ndrangheta ishin fshehur në vazo të mëdha që shefat i kishin varrosur në kopshtin e shtëpive të tyre, citon Today.it .

Kështu rezultoi nga kontrollet që policët kryen që në orët e para të ditës së sotme, në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar në Torino dhe në pjesë të tjera të vendit. Në krye të grupit, sipas hetuesve, është bosi 43-vjeçar Vittorio Raso , i arrestuar 22 qershorin e kaluar në Barcelonë.

Gjatë hetimeve, policët sekuestruan rreth 800 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, dy pistoleta, tre pushkë, 12 kilogramë eksploziv, qindra municione dhe një milion euro në prerje të ndryshme. Një pjesë e këtij thesari u gjet falë përdorimit të detektorëve metalikë, me të cilët shoshitnin tokën përreth shtëpive të kontrolluara. Kështu ata mundën të zbulonin vazot e mbushura me para, të cilat, pasi u rikthyen në sipërfaqe, zbuluan një trashëgimi të vërtetë kartëmonedhash dhe monedhash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat