Vrau gruan dhe fajin ua hodhi shqiptarëve, piloti grek i kalon të gjithë pasurinë vajzës

Evropë

Vrau gruan dhe fajin ua hodhi shqiptarëve, piloti grek i kalon të gjithë pasurinë vajzës

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 08:30
Babis Anagnostopoulos

Babis Anagnostopoulos, menjëherë pas dënimit për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouchs, vendosi t’ia transferonte të gjithë pasurinë vajzës së tij, Lidias së vogël.

Më konkretisht, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të Caroline ka urdhëruar që prona e tij personale t’i kalojë vogëlushes Lydia.

Sipas një raportimi të Star, vendimi është marrë pak ditë më parë dhe tashmë po zhvillohen procedurat për t’i kaluar gjithçka fëmijës.

Vendimi i Babis Anagnostopoulos vjen në një kohë kur prindërit e vajzës së ndjerë po mendojnë seriozisht ndryshimin e mbiemrit të vogëlushes Lydia. Babai i Caroline kishte deklaruar në një intervistë se do të bëjë gjithçka që mundet që Babis Anagnostopoulos të mos e shohë sërish Lidian e vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat