Zyrtarët ukrainas kryejnë stërvitje për reagim ndaj katastrofave bërthamore

Evropë

Zyrtarët ukrainas kryejnë stërvitje për reagim ndaj katastrofave bërthamore

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Zyrtarët ukrainas kanë kryer stërvitje për reagim ndaj katastrofave bërthamore.

Janë shfaqur imazhe të anëtarëve të shërbimit të urgjencës shtetërore që ndjekin stërvitjet e reagimit ndaj katastrofave bërthamore në Dnipro, në lindje të Ukrainës, raporton Sky News.

Këto skena vijnë derisa vazhdon të rritet frika për një rrjedhje rrezatimi nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhias, i cili mbetet nën pushtimin rus.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat