Kriza falimenton rreth 15 000 kompani në Poloni

Evropë

Kriza falimenton rreth 15 000 kompani në Poloni

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Më shumë se 14 600 kompani polake u hoqën nga Regjistri Zyrtar në gusht, pasi shpallën falimentimin.

”Kjo është një rritje prej 6,9% krahasuar me muajin e kaluar”, njoftoi Zyra Qendrore polake e Statistikave (GUS).

”Megjithatë, 32 434 kompani të reja u regjistruan në gusht dhe numri ishte 4,5% më i lartë se në muajin korrik”, theksoi GUS-i.

Në gusht ishin rreth 619 400 kompani me aktivitet të pezulluar dhe numri i tyre u rrit me 1,4% gjatë muajit të fundit të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat