FSB-ja arreston drejtorin e një fabrike të aeroplanëve në Moskë, nën dyshimin se kishte spiunuar për ukrainasit

Evropë

FSB-ja arreston drejtorin e një fabrike të aeroplanëve në Moskë, nën dyshimin se kishte spiunuar për ukrainasit

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi Sekret rus i njohur si FSB, ka arrestuar një prej drejtorëve të departamentit të mbrojtjes në një fabrikë që merret me prodhimin e fluturakeve.

Arrestimi ka ndodhur në periferi të Moskës, ku dyshohet se u kishte dhënë informacione sekrete ukrainasve.

Duke marrë parasysh se kishte qasje në dokumente sekrete, ky zyrtar kishte fotografuar dokumente me detaje të aeroplanëve ushtarakë – të cilat më pas i ka dërguar tek ukrainasit.

Madje FSB ka publikuar pamjet e arrestimit të drejtorit të fabrikës se aeroplanëve, që dyshohet për tradhti dhe dhënie të informacioneve të rëndësishme Ukrainës.

Deri më tani lidhur me këto pretendime nuk kanë reaguar nga Kievi, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se do të bëjnë çmos që të çlirojnë çdo pëllëmbë të territorit që është pushtuar nga rusët.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat