Pamjet virale, rojes i bie të fikët para arkivolit të Mbretëreshës Elisabeth

Evropë

Pamjet virale, rojes i bie të fikët para arkivolit të Mbretëreshës Elisabeth

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 09:14
Roja me uniformë humb ndjenjat dhe përplaset në tokë

Një prej gardianëve mbretëror ka humbur ndjenjat teksa ishte duke qëndruar para arkivolit të mbretëreshës Elisabeth, brenda sallës Westminster.

Siç duket nga pamjet e mëposhtme, roja me uniformë humb ndjenjat dhe përplaset në tokë, e ndërsa dy roje të tjerë vrapojnë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Arkivoli i monarkes u transportua në një karrocë armësh përmes Londrës, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë ishin rreshtuar në të dy krahët e rrugës dhe i bënë nderimet e tyre.

Arkivoli i Mbretëreshës tani do të pushojë nga ora 17:00 e së mërkurës, 14 shtator deri në orën 6:30 të mëngjesit të së hënës më 19 shtator, ditën e funeralit.

Zyrtarët presin që deri në 750,000 njerëz do të shohin arkivolin e mbretëreshës së ndjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat