Letonia thotë se nuk do të mirëpresë rusët që ikin nga mobilizimi

Evropë

Letonia thotë se nuk do të mirëpresë rusët që ikin nga mobilizimi

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Disa vende perëndimore kanë bërë të ditur se nuk do të ofrojnë azil apo strehim për njerëzit që ikin nga Rusia pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve.

Në një fjalim televiziv të mërkurën, Putin, pasi foli për armët bërthamore të Moskës, paralajmëroi vendet perëndimore se Rusia do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj, duke thënë se “ky nuk është një bllof”, shkruan Aljazeera.

Menjëherë pas kësaj, Letonia, e cila kufizohet me Rusinë, tha se nuk do të ofrojë strehim për asnjë rus që i shpëton mobilizimit të trupave të Moskës.

Ministri i Jashtëm letonez, Edgars Rinkevics, shkroi në Twitter: “Për arsye sigurie, Letonia nuk do të lëshojë viza humanitare apo lloje të tjera për ata shtetas rusë që shmangin mobilizimin”.

Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Finlandës tha se po monitoronte nga afër situatën në Rusinë fqinje, duke shtuar se kishte arsye për të shtrënguar politikën e vizave të vendit për qytetarët rusë.

“Për sa i përket rrethinës së Finlandës, mund të them se situata ushtarake është e qëndrueshme dhe e qetë”, tha ministri i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen. Forcat tona të mbrojtjes janë të përgatitura mirë dhe situata monitorohet nga afër.

Vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Holandën dhe Mbretërinë e Bashkuar e dënuan masën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat