Gjendet pako e dyshimtë në Londër, evakuohen ndërtesat qeveritare

Evropë

Gjendet pako e dyshimtë në Londër, evakuohen ndërtesat qeveritare

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 15:07
Londër

Londra është në alarm pasi një paketë e dyshimtë u gjet pranë Downing Street, ku ndodhet zyra e kryeministres britanike Liz Truss,  shkruan Daily Mail.

Sipas një zyrtari qeveritar, ndërtesat përgjatë Whitehall dhe Downing Street  janë evakuuar të gjitha dhe janë bllokuar rrugët.

Në Whitehall, i vendosur midis Dhomës së Komunave dhe Sheshit Trafalgar, ndodhen një sërë zyrash qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Incidenti po hetohet nga Policia e Westminster.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat