Greqia në rrezik lufte me Turqinë?

Evropë

Greqia në rrezik lufte me Turqinë?

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë aq të tensionuara përpara zgjedhjeve në të dy vendet në qershorin e ardhshëm, saqë një incident ushtarak është i mundur të ndodh në Egje ose Mesdheun Lindor.

Madje, sipas zyrtarëve grekë, situata mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Dyshimi grek bazohet mbi atë se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të kërkonte të krijonte një krizë të sigurisë kombëtare që do të rriste popullaritetin e tij, në rënie pas 20 vjetësh në pushtet.

“Ne mund të vijmë papritur një natë… nëse ju grekët e teproni, atëherë çmimi do të jetë i rëndë”, pati thënë Erdogani në një deklaratë në muajin gusht, duke iu referuar zbarkimit në ishujt grekë.

Njëlloj mendon edhe ish këshilltari i sigurisë kombëtare greke, Alexandros Diakopoulos.

“Deri në vitet 2019, 2020, 2021 kam mbështetur idenë se nuk ka pasur mundësi për luftë. Por, më s’e them dot këtë”, tha ai.

“Retorika e Turqisë po ndërtohet drejt një sulmi”, shtoi admirali grek.

Kryediplomati turk në Athinë, Burak Ozugergin pajtohet se ka tensione, por thotë se për momentin janë të menaxhueshme.

“Si ambasadë, ne kemi një dialog të arsyeshëm me kolegët tanë grekë, mos e besoni atë që lexoni në gazeta”, ka thënë ai.

Të gjithë po përpiqemi që aksidentet të mos ndodhin. Gjërat nuk janë aq keq sa në verën e vitit 2020, por ne duhet të jemi shumë vigjilentë sepse gjërat mund të përkeqësohen shumë shpejt”, ka shtuar ai.

Marrëdhëniet kanë mbetur të tensionuara që kur dy aleatët e NATO-s pothuajse u futën në luftë dy vjet më parë.

Marina greke dhe turke nuk respektuan njëra-tjetrën në Egje dhe Mesdheun Lindor për një verë të tërë pasi Turqia dërgoi një anije studimi për të kërkuar naftë dhe gaz nënujor në ujërat që Greqia i pretendon si juridiksionin e saj sipas ligjit ndërkombëtar.

Turqia ka thënë se nuk do të pengohet nga aktivitetet e kërkimit në këtë zonë dhe kërkon të ndjekë hulumtimet e saj me imazhe sizmike dhe me shpime eksploruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat